Eksplozivi në makinën në Bulqizë! Pronari i mjetit rezulton Elton Debreshi, ish-kandidati i pavarur për deputet në Dibër
27 Gusht 2021, 06:51Nga DOSJA
BULQIZË– Eksplozivi që u vendos në një makinë në Bulqizë, ishte në pronësi të Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit, i është vendosur eksploziv në makinë. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, ndërsa nga shpërthimi, fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Disa persona janë të dyshuar si autorë të ngjarjes. Aktualisht është bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë që mund të zbulojnë se kush ishin autorët e ngjarjes. Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë banesës së tij, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e parme.
Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për autorët e vendosjes së lëndës eksplozive. Ndërkohë, mjeti i ish-kandidatit të pavarur për deputet është dërguar në komisariatin e Bulqizës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës së thelluar.
Debreshi mori 580 vota, si kandidat për qarkun e Dibrës, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ngjarja e ditës së sotme ka lidhje me angazhimin e tij në politikë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULQIZË– Një mjeti iu është vendosur eksploziv në Bulqizë. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mbrëmjes së sotme. Sasia plasëse ë...
DURRËS– Afganët që mbërritën sot në Rinas janë zhvendosur në Durrës. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet grupi i parë me 121 shtetas afganë nga ...
Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri mbërriti në aeroportin ushtarak në Rinas, pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së pre...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por priten reshje me intervale të...
TIRANË– Burra, gra, fëmijë dhe të moshuar afganë mbërritën mbrëmjen e sotme në Rinas. Ata u pritën nga ministrja Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama ...
TIRANË– Në Shqipëri ka mbërritur grupi i parë me 121 afganë. Pas orës tre të mëngjesit, në zonën Ushtarake në Rinas u ul avioni i cili kishte afganët që i ...
TIRANË– Fotot që po shikoni vijno nga aeroporti “Nënë Tereza”, aty ku pritet të zbresin 170 qytetarët e parë afganë që do të strehohen në vendin tonë...
TIRANË– Grupi i parë me emigrantët afganë pritet të mbërrijë nga minuti në minutë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për një gru...