Aktualitet

Gra, burra, të moshuar dhe fëmijë të mitur! Pamjet nga Rinasi, me çanta në duar afganët presin t’i nënshtrohen kontrol

27 Gusht 2021, 05:25 Nga DOSJA
Gra, burra, të moshuar dhe fëmijë të mitur! Pamjet nga

TIRANË– Burra, gra, fëmijë dhe të moshuar afganë mbërritën mbrëmjen e sotme në Rinas. Ata u pritën nga ministrja Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.


Të mbuluar, me çanta shpine dhe me fëmijë të mitur që ende janë në gjumë, afganët mbërritën në tokën shqiptare pas orës 3 të mëngjesit. Ata iu nënshtruan kontrolleve për të bërë më të lehtë më pas procedurën e strehimit.

Sipas kreut të qeverisë, në listën e afganëve ka gazetarë, kineastë, edukatorë, madje dhe yje të njohur të kinemasë. Tashmë ata do të akomodohen në Kavajë, në hotelet e përcaktuara. Secila nga godinat ku do të bëhet qëndrimi do të ketë dhe përkthyes si dhe monitorimi ndaj tyre do të jetë 24 orë.

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganë! Rama, Xhaçka dhe Yuri Kim i presin në Rinas, kryeministri: I uroj mirëseardhjen në tokën ku ligji thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll