Aktualitet

Ekzekutimi i Sokol Çelajt në Malësi të Madhe/ I sapo kthyer nga Anglia, ish-polici u qëllua me 8 plumba, bashkëshortja: Nj

27 Gusht 2021, 05:38 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Sokol Çelajt në Malësi të Madhe/ I sapo

MALËSI E MADHE– Sokol Çelaj nga fshati Reç i Malësisë së Madhe u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 teksa 58-vjeçari ka qënë duke u kthyer në banesë me mjetin e tij së bashku me bashkëshorten. Ai është qëlluar 8 herë nga një person ende i paidentifikuar.

Një plumb e ka kapur poshtë shpatullës së majtë i cili i ka shkaktuar edhe vdekjen. Sipas dëshmisë së bashkëshortes dhënë në polici mësohet se është shprehur:

” Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.

Sokol Çelaj ka jetuar për 25 vite në Angli dhe kishte rreth 3 vite që është kthyer në Shqipëri pasi ishte i ftuar në disa dasma. Çelaj në të shkuarën ka punuar si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali.

Policia po vijon hetimin për ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Reç dhe po punon për të identifikua autorët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet sokol çelaj vritet sokol çelaj

Sondazh

Poll