Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganë! Rama, Xhaçka dhe Yuri Kim i presin në Rinas, kryeministri: I uroj mirëseardhjen në to

27 Gusht 2021, 04:56 Nga DOSJA
Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganë! Rama, Xhaçka

TIRANË– Në Shqipëri ka mbërritur grupi i parë me 121 afganë. Pas orës tre të mëngjesit, në zonën Ushtarake në Rinas u ul avioni i cili kishte afganët që i shpëtuan luftës në Afganistan. Bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli. Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës.


Qytetarët afganë u pritën në qendrën e pritjes së përkohshme, ngritur në zonën ushtarake falë bashkëpunimit të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit. Ata u pritën nga kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Pas mbërritjes në aeroport, afganët do të qëndrojë fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroporti ushtarak, ku atyre do t’ju ofrohet dhe asistenca e parë mjekësore dhe më pas ata pritet të strehohen në struktura hoteliere në Durrës.

Më pas grupet e tjera që do të vijnë në ditët në vijim do të strehoen në Tiranë dhe në Berat, aty ku janë bërë gati dhe godinat përkatëse. Grupi i sotëm është vendosur në Kavajë. Ata nuk do të lejohen të dalin nga territori i përcaktuar i godinave të hotelit.

Vendi ynë do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh nga Rinasi ministrja Xhaçka. Mirëpo, kryeministri Edi Rama për CNN po ashtu tha se në vendin tonë do të vijnë 4 mijë deri në 5 mijë afganë. Ai bëri të ditur se ishte impresionuar nga lista me emrat e afganëve pasi në mesin e tyre kishte artistë e deri tek aktorë që kemi parë në NETFLIX.

Qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Sipas vendimit, afganët kanë të drejtë të qëndrojnë për një vit në Shqipëri, kohë gjatë të cilës do të kenë edhe mbrojtjen e shtetit shqiptar. Mbrojtja e përkohshme për emigrantët fillon nga momenti i hyrjes në Republikën e Shqipërisë për një afat 1-vjeçar. Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët mund të vendosë që kërkuesit t’i kufizohet liria e lëvizjes, nëse e konsideron të nevojshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll