Sport

Çmimi i Trajnerit të Vitit/ Tuchel fiton me 86 pikë diferencë ndaj Mancinit, çmimet e tjera deri diku të parashikuara

26 Gusht 2021, 19:10 Nga DOSJA
Çmimi i Trajnerit të Vitit/ Tuchel fiton me 86 pikë

EUROPË– Në ceremoninë e hedhjes së shortit të fazes së grupeve të Champions League, UEFA ka dhënë edhe çmimet individuale sa i përket aktorëve të futbollit. Sa i përket çmimit si “Trajneri i Vitit”, fitues u shpall trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman është shpallur fitues duke lënë pas krahëve Mancinin e Pep Guardiolan, që u rendit vetëm i treti me finalen e arritur në Champions me Manchester City. Pavarësisht se Roberto Mancini ia doli të fitonte Euro 2020 me Italinë, u dorëzua përballë Tuchel me 86 pikë diferencë.

Ndërkohë sa i përket lojtarëve, qeveria e futbollit ka shpallur Jorginhon si lojtarin e vitit. Mesfushori italian mposhti dy të nominuarit e tjerë, shokun e skuadrës Kante dhe Kevin De Bruyne të Manchester City-t.

RENDITJA E 10 TRAJNERËVE

Thomas Tuhel (Çelsi) – 378 pikë
Roberto Mançini (Itali) – 292 pikë
Josep Guardiola (Mançester Siti) – 198 pikë
Unai Emeri (Vijareal) – 64 pikë
Diego Simeone (Atletiko Madrid) – 29 pikë
Antonio Konte (Inter, tani trajner i lirë) – 19 pikë
Gareh Sauthgejt (Angli) – 18 pikë
Kristof Galtie (Lilë, tani te Nisë) – 16 pikë
Ole Gunar Solskjær (Mançester Junajtid) – 14 pikë
Kasper Hjulmand (Danimarkë) – 11 pikë

PORTIERI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Mendy (Chelsea)
MBROJTËSI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Ruben Dias (Man City)
MESFUSHORI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Kante (Chelsea)
SULMUESI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Haaland (Dortmund)
LOJTARI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: – Jorginho

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mancini tuchel uefa mancini tuchel uefa

Sondazh

Poll