Sport

Shorti i Champions-it/ Milan në grup me ish-kampionë, Inter “deja-vu”, goglat rezervojnë përballje emocionuese

26 Gusht 2021, 17:20 Nga DOSJA

TURQI-Në Stamboll u hodh shorti i fazës së grupeve të Champions League, që dhuroi emocione të shumta, për faktin e në disa grupe bëjnë pjesë shumë skuadra elitare europiane.

Goglat që u rrotulluan në selinë e UEFA-s në Turqi kishin të gjithë vëmendjen e sportdashësve më të mëdhenj të futbollit, duke qenë se sezonin e ardhshëm pritet të ketë shumë herë më shumë surpriza në Champions, duke parë edhe ndryshimet e mëdha që ka sjellë merkatoja e kësaj vere.

Ajo që ra në sy ishte Grupi A ku Manchester City do të luajë ndaj PSG, ndërsa për të mos harruar është edhe Grupi E ku do të luhet Bayern Munich-Barcelona. Ndërkohë që Milan do të përballet me ish-kampionë si Porto e vitit 2004 dhe Liverpool, që rikthen duelin e së shkuarës. Ndërkohë më poshtë është ndarja e Grupeve.

GRUPI A:
Manchester City
PSG
Leipzig
Club Brugge

GRUPI B:
Atletico Madrid
Liverpool
Porto
Milan

GRUPI C:
Sporting Lisbon
Borussia Dortmund
Ajax
Besiktas

GRUPI D:
Inter
Real Madrid
Shakhtar Donetsk
Sheriff Tiraspol

GRUPI E
Bayern Munich
Barcelona
Benfica
Dynamo Kiev

GRUPI F:
Villareal
Manchester United
Atalanta
Young Boys

GRUPI G:
Lille
Sevilla
Salzburg
Wolfsburg

GRUPI H:
Chelsea
Juventus
Zenit
Malmo

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league champions league

Sondazh

Poll