Sport

Huazohet nga Chelsea, mesfushori Bakayoko rikthehet në ‘shtëpi’

26 Gusht 2021, 16:13 Nga DOSJA

ITALI – Mesfushori 27-vjeçar francez, Tiemoue Bakayoko, tashmë është lojtari më i ri i Milanit. Pritet nga çasti në çast njoftimi zyrtar. Menaxherët kuqezinj kanë gjetur marrëveshjen me Chelsea për ta huazuar mesfushorin për 500 mijë euro.

Fillimisht Bakayoko ka nënshkruar kontratën e re me londinezët, deri më 30 qershor 2023, ndërsa në marrëveshje Milani ka mundësinë ta blejë për 20 milion euro.

Raportimi i gazetarit sportiv Fabricio Romano, i specializuar në fushën e transfertave, në Twitter tregon qartazi arritjen e marrëveshjes. Mesfushori kështu do të kthehet në “San Siro”, ku ka qenë në të shkuarën nën urdhrat e Gennaro Gattusos.

B.T (Dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport në marrëveshje milani ta blejë për 20 milion euro tiemoué bakayoko në marrëveshje milani ta blejë për 20 milion euro tiemoué bakayoko

Sondazh

Poll