Sport

VIDEO / Çelhaka bashkohet me Muçin te Legia e Varshavës, Tirana përfiton 250 mijë euro. Gati edhe Ismailgeci…

26 Gusht 2021, 17:46 Nga DOSJA
VIDEO / Çelhaka bashkohet me Muçin te Legia e Varshavës,

TIRANE – Këta në këtë foto janë tri yjet e talentuar të Tiranës, të cilët, para një sezoni shpallën bardheblutë kampionë të Shqipërisë për herë të 25-të. Por mesa duket këta janë edhe një “minierë” për të mbushur kasafortën e skuadrës kryeqytetase.

I pari ishte sulmuesi Ernest Muçi, i cili në janar të vitit të kaluar u bë pjesë e Legias së Varshavës. Tani edhe mesfushori Jurgen Çelhaka nuk është më pjesë e bardhebluve të Tiranës. Ai do të jetë pjesë e futbollit polak, pasi ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Legias së Varshavës, duke u bashkuar me shokun e tij Muçi.

Nga kjo shitje, e cila tashmë është zyrtare, klubi i Tiranës do të përfitojë shumë prej 250 mijë eurosh, si dhe ka ruajtur të drejtën e 10 % të kartonit të futbollistit në rastë të rishitjes së tij.

Por kjo nuk është lëvizja e vetme në klubin bardheblu të Tiranës. Në korridoret e klubit kryeqytetas përflitet edhe shitja e mbrojtësit Marsel Ismailgeci, për të cilin janë të interesuar hungarezët e Ferencvaroshit, ku luan edhe anësori kuqezi Myrto Uzuni. Gjithçka është ende në kuadër të bisedimeve.

B.T (Dosja.al)  

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ernest muçi ferencvaroshit jurgen celhaka marsel ismailgeci ernest muçi ferencvaroshit jurgen celhaka marsel ismailgeci

Sondazh

Poll