Sport

Jo vetëm në Europian, lista e trajnerit të Spanjës prodhon polemika: asnjë andaluzian dhe madrilen në skuadër

26 Gusht 2021, 18:53 Nga DOSJA
Jo vetëm në Europian, lista e trajnerit të Spanjës prodhon

SPANJË-Kampionatet sapo kanë filluar por në fillimin e muajit shator do të luajnë përfaqësueset që në fakt ka krijuar shumë polemika. Konflikti ka lindur mes klubeve që janë kundër largimit të lojtarëve për shkak të pandemisë,pavarësisht ndërhyrjes së FIFA-s.

Por edhe ata që nuk i kanë këto probleme, si Spanja e Luis Enriques, ende arrijnë të përfundojnë në një vorbull potencialisht të pafund deklaratash dhe grindjesh. Trajneri gjysmëfinalist në Europianin e fundit ka publikuar listën e skuadrës, por që në fakt ka marrë shumë kritika.

MADRID DHE ANDALUSIA – Problemi nuk qëndron në përgjigjet e asturianit, as nga pyetjet e gazetarëve. Në veçanti pjesa më e diskutueshme lidhet me mungesën e lojtarëve të Real Madrid, që ashtu sikurse në Europian edhe në ndeshjet e shtatorit do të mungojnë. Luis Enrique preferon të heshtë për këtë.

“Nuk ka lojtarë të Realit, nuk mund të them më shumë. Nëse do të përpiqesha të shpjegoja pse, kjo do ta bënte jetën time edhe më të komplikuar.” Jo vetëm kaq, tekniku nuk ka thirrur asnjë futbollist andaluzian.”Nuk e kisha vënë re. Përkundrazi, pas ndeshjeve të Europianit mendova të thërrisja lojtarët që më nevojiten”. Përfundon spanjolli.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport luis enrique real madrid spanja luis enrique real madrid spanja

Sondazh

Poll