Sport

“Elbasan Arena” me pak tifozë. Nuk pranohet kërkesa e FSHF-së për të hapur stadiumet edhe për Kombëtaren kuqezi

26 Gusht 2021, 14:58 Nga DOSJA
“Elbasan Arena” me pak tifozë. Nuk pranohet kërkesa e

TIRANE – Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve ka refuzuar të dyja kërkesat e Federatës Shqiptare të Futbollit për shtimin e kapacitetit të tifozëve të lejuar për dy ndeshjet e Kombëtares, ajo me Hungarinë dhe San Marinon, më datat 5 dhe 8 shtator dhe në vazhdim për kampionatin shqiptar.

“Do të vazhdojnë aktivitetet sportive të jenë të hapura për tifozët me publik të reduktuar deri në 30%…”,- tha Rakacolli gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik. Ky kufizim ndikon ndejshëm në plotësimin e kërkesës së tifozëve për të ndjekur Kombëtaren kuqezi në eliminatoret e kampionatit botëror “Katar 2022”, pasi prania e tyre kushtëzohet edhe nga kapaciteti i stadiumit “Elbasan Arena”, ku do të zhvillohen këto ndeshje.

3700 bileta për secilën nga këto ndeshje janë në dispozicion për tifozët, shifër që përkon me 30% e kapaciteti prej rreth 12.000 vendesh që ka stadiumi i qytetit të Elbasanit. Pavarësisht kërkesës për të shtuar kriteret e vaksinimit apo gjithçkaje tjetër, në kuadër të lejimit të mbushjes së stadiumit, Komitetit i Ekspertëve nuk e ka marrë parasysh sa i përket aktiviteteve sportive.

Burime për ‘Top-Channel’ konfirmojnë se për dy ndeshjet e Kombëtares kanë mbetur shumë pak bileta të pashitura, ndërkohë që tribuna qendrore dhe ajo VIP është e ezauruar. Aktualisht të gjitha biletat për aktivitetet sportive në vendin tonë nuk kanë kritere vaksinimi dhe janë në shitje të lirë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hungarinë dhe san marinon katar 2022 komiteti i eksperteve me 30% e kapaciteti prej rreth 12.000 vendesh ministria e shendetesise top channel hungarinë dhe san marinon katar 2022 komiteti i eksperteve me 30% e kapaciteti prej rreth 12.000 vendesh ministria e shendetesise top channel

Sondazh

Poll