Sport

Akuza për përdhunim, kampioni i Botës me Francën arrestohet nga policia, klubi del me një komunikatë

26 Gusht 2021, 17:48 Nga DOSJA
Akuza për përdhunim, kampioni i Botës me Francën arrestohet

ANGLI-Manchester City informon se ka pezulluar Benjamin Mendy, pasi ai është nën hetim nga policia.Klubi i Manchesterit shpjegon se nuk do të japë asnjë informacion të mëtejshëm derisa procesi të përfundojë.

Siç është raportuar nga shumë burime britanike, mbrojtësi akuzohet se ka përdhunuar tre vajza të moshës mbi 16-vjeçare në periudhën mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Policia nga ana e saj bëri të ditur se kishte ndaluar dhe kishte arrestuar futbollistin 27-vjeçar, i cili akuzohet për katër raste përdhunimi dhe një sulmi seksual.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca manchester city mendy franca manchester city mendy

Sondazh

Poll