Sport

Ndodh për herë të parë, Didier Deschamps grumbullon për ndeshjet kualifikuese mbrojtësin e Milanit

26 Gusht 2021, 15:45 Nga DOSJA

MILANO– Theo Hernandez është grumbulluar për herë të parë me përfaqësuesen e Francës. Mbrojtësi i Milanit është përfshirë nga Didier Deschamps në listën e 23 lojtarëve për 3 ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës Katar 2022, planifikuar nga 1 deri më 7 shtator. Së bashku me të edhe shoku i ri i skuadrës Mike Maignan dhe romanisti Jordan Veretout. Nga ana tjetër, lojtari tjetër i ri i Milanit, Olivier Giroud është jashtë skuadrës.

Franca akoma është e zhgënjyer nga Euro 2020, aktualisht “gjelat” janë në vendin e parë në Grupin D me 7 pikë dhe së pari do të përballet me Bosnjën në shtëpi (1 shtator në Strasburg), pastaj do të fluturojë për në Ukrainë për t’u përballur në (4 shtator në Kiev) , ndërsa në fund do të luajnë në shtëpi ndaj Finlandës (7 shtator në Lyon). Në letër Theo do të duhet të luftojë me Lucas Digne për një fanellë titullari në krahun e majtë të mbrojtjes.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca milan theo hernandez franca milan theo hernandez

Sondazh

Poll