Sport

E BUJSHME/ Lewandowski tek PSG?, agjenti i sulmuesit polak është parë në Paris

26 Gusht 2021, 10:44 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Lewandowski tek PSG?, agjenti i sulmuesit polak është

GJERMANI – Robert Lewandowski i’a bëri të qartë Bayernit se dëshiron të provojë një aventurë tjetër para se të mbushë 35 vjec. Sulmuesi polak trazoi jo pak ujërat tek bavarezët, por ajo që po tremb akoma më shumë kampionët e Gjermanisë është që agjenti i Lewandowskit është parë në Paris.

Menjëherë kanë filluar spekullimet se PSG po tenton të afrojë në skuadër Lewndowskin. Me Kylian Mbappe që dëshiron kalimin tek Real Madrid, në sulmin e parizienëve do ngelej një boshllëk që do duhej të mbushej në mënyrën më cilësore.

Një sumues si Lewandowski do ishte ëndrra e cdo ekipi, sic do ishte ëndrra e cdo lojtari për të luajtur me Messin. Agjenti I Lewandowskit, Zahavi është parë në Paris ku thuhet se ka udhëtuar pikërisht për të diskutuar mbi mundësinë e kalimit të sulmuesit polak tek PSG.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich psg robert lewandowski bayern munich psg robert lewandowski

Sondazh

Poll

Sport 26 Gusht 2021, 08:59

PSG zbulon çmimin që mund të shesë Mbappen

FRANCE – Paris Saint-Germaini i kërkon të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen.Skuadra spanjolle e Real Madridit është e vetmja, që ka bërë një ofertë ...