Sport

Cristiano Ronaldo shumë pranë largimit, Manchester City i bën ofertë konkrete sulmuesit

26 Gusht 2021, 08:59 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo shumë pranë largimit, Manchester City i bën

ITALI – Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe kërkon të transferohet tek një klub që mund ti mundësojë atij fitmin e Champions League. Dy ekipet e vetme që mund t’ja sigurojnë të jenë kompetitiv në Champions dhe që mund të përballojnë shpenzimet e tij janë Manchester City dhe PSG.

Opsioni më i mundshëm është Manchester City, me këto të fundit që kanë bërë edhe ofertë konkrete drejt yllit portugez. Juventusi kërkon 30 milionë euro për Ronaldon, por ky nuk është problemi për ekipin e Guardiolës. Problem është paga 31 milionë euro që Ronaldo kërkon në sezon.

Manchester City raportohet se i ka ofruar Ronaldos një kontratë dy vjecare me pagë 15 milionë euro në sezon. Nuk dihet nëse CR7 do pranojë një ulje kaq drastike të pagës, por sipas mediave italiane sulmuesi portugez dëshiron të largohet nga Juventusi.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus manchester city ronaldo cristiano ronaldo juventus manchester city ronaldo

Sondazh

Poll