Sport

PSG zbulon çmimin që mund të shesë Mbappen

26 Gusht 2021, 08:59 Nga DOSJA
PSG zbulon çmimin që mund të shesë Mbappen

FRANCE – Paris Saint-Germaini i kërkon të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen.

Skuadra spanjolle e Real Madridit është e vetmja, që ka bërë një ofertë zyrtare të parë për 22-vjeçarin ditën e martë, duke i ofruar 160 milionë euro, të cilat iu hodhën poshtë menjëherë nga gjiganti francez.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, e pranoi se klubi i pagoi më shumë se 160 milionë euro kur e bleu Mbappen nga Monaco para katër vitëve.

Prandaj, në mënyrë që të përfitojë nga shitja e tij, PSG-ja i do të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen këtë verë, sipas të përditshmes franceze ‘La Parisien’.

Kjo shumë është vetëm dy milion euro më e vogël, se rekordi botëror prej 222 milionë eurove, të cilin e vendosi pikërisht PSG-ja kur e pagoi klauzolën e lirimit të Neymarit nga Barcelonë në vitin 2017.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll