Sport

Mbërmjen e sotme në Stamboll hidhet shorti i Champions League

26 Gusht 2021, 08:15 Nga DOSJA
Mbërmjen e sotme në Stamboll hidhet shorti i Champions League

TURQI – Mbërmjen e sotme në Stamboll të Turqisë, në orën 18:00, do të hidht shorti i fazës së grupeve të Champions Leagues për ndarjen e 32 skuadrave të kualifikuara.

26 ekipe janë kualifikuar në këtë fazë në mënyrë direkte, ndërsa 6 të tjera arritën të kalojnë raundet kualifikuese dhe janë mes më të mirëve.

Gjithsej janë 4 vazo, ekipe si Barcelona, Real Madrid, Juventus apo Borussia Dortmund ndodhen në vazon e dytë dhe mund të përballen me të tjerë të mëdha që ndodhen në vazon kryesore.

Po si bëhet ndarja e vazove? Në vazon e parë janë skuadrat kampione të 6 ligave më të forta, fituesi i Europa League (Villarreal) dhe fituesi në fuqi (Chelsea). Më pas vazot 2, 3 dhe 4 përcaktohen sipas renditjes së koeficientit të klubit.

Në këtë raund nuk do ketë përballje të skuadrave të të njëjtit shtet, teksa do ketë edhe kufizime të tjera, që do shpallen në momentin e hedhjes së shortit. Faza e grupeve të Champions League nis në mes të muajit shtatorit.

Ndërkohë, që të ftuarit specialë në mbrëmjen e sotme janë dy ish-londinezë, Branislav Ivanović dhe Michael Essien, të cilët do të ndihmojnë me shortin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 25 Gusht 2021, 18:10

EUROPË– “Dhënia e lojtarëve për kombëtaret në ndeshjet e kualifikueseve të Kupës së Botës është një çështje urgjente dhe shumë e rëndësishme: ne kem...