Sport

’Sa u futa në lojë nisi shiu i rrëmbyeshëm’, Rikthimi i Eros Grezdës, futbollisti: Nuk jam ende gati, nuk i përballoj

26 Gusht 2021, 09:26 Nga DOSJA
’Sa u futa në lojë nisi shiu i rrëmbyeshëm’,

SHQIPERI – Eros Grezda po merr minuta pak e nga pak. Sulmuesi shqiptar është i huazuar në Hungari tek skuadra e Zalaegerszeg dhe shënoi në ndeshjen e dytë të tij. Në një intervistë për ‘’Panorama Sport’’, Grezda ka folur për rikthimin në fushat e lojës dhe vështirësitë që ka pasur.

INTERVISTA:

Grezda, si ka qenë starti i sezonit për ju në Hungari pas një mungese të gjatë në fushat e lojës?
Kjo aventurë ka nisur mjaft mirë për mua. Kam zhvilluar dy ndeshje. Duke ditur formën time jo të mirë fizike, jam aktivizuar si zëvendësues. Megjithatë, është një fillim shumë, shumë i mirë dhe unë jam shumë i kënaqur, pasi më kanë mirëpritur të gjithë në skuadër. Jam shumë i lumtur që jam në këtë skuadër.

Si ka qenë rikthimi për ju?
Pas një viti, ndoshta edhe më shumë, pushim, nuk është aspak e lehtë që të rikthehesh në formën e mëparshme apo në nivelin që unë kërkoj nga vetja. Kam folur me të gjithë stafin, trajnerin, stafin mjekësor dhe gjithkënd në skuadër që të mund të rikthehem duke marrë minuta në mënyrë graduale. Pra, nuk jam ende gati për të startuar titullar apo për të përballuar 90 minuta. Për këtë po bëj një punë të madhe me ndihmën e stafit të ekipit, teksa krahas stërvitjeve me grupin, po punoj edhe mbi një plan individual rikuperimi. Këto minuta që marr në çdo ndeshje, do të më ndihmojnë që të mund të arrij edhe gjendjen time më të mirë në një kohë më të shpejtë.

Patët një debutim furtunë. Koha jashtëzakonisht e keqe bëri që të ndërpritet ndeshja. Çfarë menduat?
Unë nuk kisha parë kushte më të vështira atmosferike në një ndeshje futbolli. Sapo jam futur në lojë, që në sekondat e para, nisi një shi i rrëmbyer. Në atë moment s’dija ç’të mendoja se çfarë mund të jetë. Ama, miqtë dhe të afërmit më kanë thënë që shiu është gjë e mirë. Tani të shpresojmë të jetë kështu, bereqet siç thuhet në gjuhen popullore (qesh…).

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport eros grezda eros grezda

Sondazh

Poll

Sport 26 Gusht 2021, 08:59

PSG zbulon çmimin që mund të shesë Mbappen

FRANCE – Paris Saint-Germaini i kërkon të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen.Skuadra spanjolle e Real Madridit është e vetmja, që ka bërë një ofertë ...