Sport

FIFA e ‘toleron’ Meksikën, i ulet dënimi për koret homofobike!

26 Gusht 2021, 10:00 Nga DOSJA
FIFA e ‘toleron’ Meksikën, i ulet dënimi për koret

MEKSIKE – FIFA ra dakord të ulë dënimin kundër Meksikës, për thirrjet kundër homoseksualëve të dëgjuar gjatë një ndeshje kualifikuese olimpike marsin e kaluar. Kjo u raportua nga zyrtarët meksikanë të futbollit.

Federata Meksikane e Futbollit tha, se është informuar nga organi botëror i futbollit se ekipit kombëtar të Meksikës, do t’i duhet të luajë vetëm një ndeshje pa tifozë, në vend të dy siç ishte urdhëruar fillimisht.

Kjo masë disiplinore do të shlyhet më 2 shtator, në ndeshjen kundër Xhamajkës, për kualifikueset e kupës së botës në “Katar 2022”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Azteca’ në Mexico City.

Federata Meksikane e Futbollit i kishte paraqitur një letër FIFA-s duke kërkuar që të rishqyrtonte sanksionin e pare, pasi dënimi do të penalizonte ekipin kombëtar, ndërsa koret homofobike ishin bërë në një ndeshje të luajtur nga ekipi U-23.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport federata meksikane e futbollit fifa katar 2022 meksikës mexico city thirrjet kundër homoseksualëve xhamajkës federata meksikane e futbollit fifa katar 2022 meksikës mexico city thirrjet kundër homoseksualëve xhamajkës

Sondazh

Poll

Sport 26 Gusht 2021, 08:59

PSG zbulon çmimin që mund të shesë Mbappen

FRANCE – Paris Saint-Germaini i kërkon të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen.Skuadra spanjolle e Real Madridit është e vetmja, që ka bërë një ofertë ...