Sport

Juventus kërkon për zëvendësuesin e Ronaldos, në skenë dalin tre emra

26 Gusht 2021, 09:50 Nga DOSJA
Juventus kërkon për zëvendësuesin e Ronaldos, në

ITALI – Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi, me sulmuesin portugez që duket më pranë Manchester City. Agjenti i CR7 është në Torino ku është takuar me klientin e tij për të diskutuar mbi mundësinë e kalimit të Ronaldos në Premier League.

Në këto kushte Juventusi ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e Ronaldos. Në skenë janë tre emra kryesorë që i pëlqejnë bardhezinjëve. I pari është një lojtar që e njeh mjaft mirë kampionatin Italian. Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Interit Mauro Icardi. Argjentinasi aktivizohet tek PSG por me ardhjen e Messit sulmi është mbipopulluar në Paris dhe ndoshta nuk do ketë hapësira për Icardin.

Dy emrat e tjerë janë Moise Kean dhe Luka Jovic. Mesa duket zërat për një largim të Ronaldos nga Juventusi janë të vërteta, duke parë bardhezinjtë që po kërkojnë një zëvendësues për Ronaldon.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus ronaldo cristiano ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 26 Gusht 2021, 08:59

PSG zbulon çmimin që mund të shesë Mbappen

FRANCE – Paris Saint-Germaini i kërkon të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen.Skuadra spanjolle e Real Madridit është e vetmja, që ka bërë një ofertë ...