Sport

VIDEO / Befason Luis Enrique, ‘harron’ të thërrasë përsëri nga Real Madridi

26 Gusht 2021, 10:40 Nga DOSJA
VIDEO / Befason Luis Enrique, ‘harron’ të thërrasë

SPANJE – Luis Enrique sapo ka zbuluar listën e futbollistëve që janë thirrur për ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Do të jenë tri ndeshje: kundër Suedisë, më 2 shtator në Solna. Pastaj, Spanja do të presë Gjeorgjinë në Badajoz më 5 dhe do të udhëtojë për në Prishtinë, për t’u përballur me Kosovën më 8 shtator.

Siç pritej dhe ishte logjike, baza e skuadrës që arriti deri në gjysmëfinalet e “Euro 2020” mbetet. Mungon Pedri, i cili u la pushim, më shumë për një shkëputje mendore sesa në aspektin fizik.

Fytyrat e reja janë Albiol, Iñigo Martínez, Carlos Soler, Mikel Merino, Brais Méndez dhe Abel Ruiz. Sulmuesi i Sporting de Braga është lajmi i madh, i cili mori pjesë në ndeshjen Spanjë-Lituani 4-0, që u luajt në Leganés me moshat U21, por që u llogarit si një ndeshje zyrtare.

Mungesat në këtë përzgjedhje është ajo e Sergio Ramos, i cili është i dëmtuar që nga fillimi i majit dhe nuk ka luajtur më. Pushim janë lënë edhe lojtarët e olimpikes, Dani Olmo, Oyarzabal, Pau Torres, si dhe Pedri.

Prej tyre, sulmuesi i Real Sociedad është ai që nuk ka të ndalur. Mikel e bëri të qartë, se ai nuk e kishte problem që të ishte atje, por në përzgjedhje u pa e përshtatshme, që edhe ai të bënte një pushim.

Përveç kësaj, Diego Llorente, Fabian Ruiz dhe Thiago mungojnë. Ashtu si në “Euro 2020”, mungesa e lojtarëve të Real Madridit përsëritet. Nacho dhe Asensio ishin në listën paraprake, por asnjëri prej tyre nuk është thirrur në përfundim.

Në total janë 16 ekipe të përfaqësuara në listë: gjashtë nga Premier, një nga Serie A, nga Ligue 1 dhe Portugalia, plus shtatë nga LaLiga. City dhe Barcelona ​​me nga tre lojtarë, janë më të përfaqësuarit.

Ja dhe lista e futbollistëve të kombëtares së Spanjës, të përzgjedhur nga trajneri Luis Enrique:

Portierë: Unai Simón, De Gea, Robert Sánchez.

Mbrojtës: Azpilicueta, Marcos Llorente, Laporte, Albiol, Iñigo Martínez, Eric García, Gayà dhe Jordi Alba.

Mesfushorë: Busquets, Koke, Rodri, Mikel Merino, Calos Soler dhe Brais Méndez.

Sulmuesë: Fornals, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama, Abel Ruiz dhe Sarabia.

? OFICIAL | @LUISENRIQUE21 pasa lista en la ‘vuelta al cole’ de nuestros internacionales.

? Estos son los futbolistas convocados para los tres próximos encuentros de la @SeFutbol en la Fase de Clasificación a #Qatar2022.

?? ¡Comienza un nuevo curso!

?? ¡¡#VamosEspaña!! pic.twitter.com/J6fAcZdp8O

— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) August 26, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport diego llorente fabian ruiz fytyrat e reja janë katar 2022 sergio ramos diego llorente fabian ruiz fytyrat e reja janë katar 2022 sergio ramos

Sondazh

Poll

Sport 26 Gusht 2021, 08:59

PSG zbulon çmimin që mund të shesë Mbappen

FRANCE – Paris Saint-Germaini i kërkon të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen.Skuadra spanjolle e Real Madridit është e vetmja, që ka bërë një ofertë ...