Bota

Vuçiç kërkoi reagimin e BE-së për burgosjen e Todosijeviç, Peter Stano: Kosova nuk e respektoi marrëveshjen

25 Gusht 2021, 21:05 Nga DOSJA
Vuçiç kërkoi reagimin e BE-së për burgosjen e

BRUKSEL- Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i është përgjigjur Presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me burgosjen e Ivan Todosijeviçit nga Gjykata e Kosovës, pasi ky i fundit mohoi masakrën e Reçakut. B92 shkruan se Vuçiç i bëri thirrje BE-së ditën e sotme që të marrë masa kundër Kosovës, pasi sipas tij, ata po shkelin marrëveshjen që nënshkruan në Bruksel në vitin 2013. Stano me anë të deklaratë është shprehur se marrëveshja nuk u respektua.

“Marrëveshja është arritur që Gjykata e Apelit në Prishtinë të caktojë një panel të përbërë nga gjyqtarë kryesisht serbë në rastin e gjykimeve brenda komunave me shumicë serbe. Në këtë rast nuk u respektua”, tha Stano.

Pas vendimit për burgosjen e Todosijeviçit, pasi mohoi masakrën e Reçakut, duke e quajtur trillim, Vuçiç i bëri thirrje BE-së që të marrë masa dhe të detyrojnë shqiptarët e Kosovës mos të shkelin marrëveshjen për lirinë e fjalës që nënshkruan me dëshirën e tyre në vitin 2013 në Bruksel.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ivan todosijeviç peter stano aleksander vucic ivan todosijeviç peter stano

Sondazh

Poll