Bota

Blinken: Janë rreth 1 mijë amerikanë të tjerë që duan të largohen nga Afganistani, evakuimet do vazhdojnë për aq kohë

25 Gusht 2021, 21:03 Nga DOSJA
Blinken: Janë rreth 1 mijë amerikanë të tjerë që

AFGANISTAN– Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar të paktën 4 mijë e 500 shtetas amerikanë dhe familjarë të tyre nga Afganistani që nga mesi i muajit gusht. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë të ditur se përpjekjet për të evakuuar personat nga Kabuli do të vijojnë për aq kohë sat ë kentë njerëz që duan të largohen që aty, shkruan Reuters.

Blinken tha se sipas një llogaritjeje të bërë, në momentin që Shtetet e Bashkuara filluan përpjekjet për evakuim, në Afganistan kishte rreth 6 mijë qytetarë amerikanë që donin të largoheshin. Numri i atyre që mbetet e me të cilët mbahen kontakte është rreth 1 mijë.

“Për sa i takon personave të mbetur, të cilët mund të jenë amerikanë që po kërkojnë të largohen nga Afganistani, ne po i kontaktojmë në mënyrë shumë herë në ditë, përmes kanaleve të shumta të komunikimit. Nga kjo listë prej rreth 1500 mijë vetësh ne besojmë se numri i amerikanëve që kërkojnë në mënyrë aktive ndihmë për t’u larguar nga Afganistani është më i ulët, e ka të ngjarë të jetë dukshëm më i ulët,”- tha ai ndër të tjera.

Vendet perëndimore po përshpejtojnë përpjekjet për evakuim nga Afganistani pasi ka mbetur më pak se një javë nga përfundimi i afatit për largimin e të gjitha trupave të huaja, 31 gusht. Pavarësisht afatit të vendosur, ambasadori gjerman në Afganistan Potzel Markus, tha se të gjithë afganët që janë të pajisur me dokumente ligjore mund të udhëtojnë lirshëm jashtë vendit edhe pas datës 31 gusht. Ai shtoi se këtë marrëveshje e ka arritur gjatë një takimi me Zëvendës Shef i byrosë politike të Talebanëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken evakuimi i afganëve antony blinken evakuimi i afganëve

Sondazh

Poll