Bota

Mungesa e shirave për katër vite, Madagaskari hynë në krizë ushqimore, banorët ushqehet me kaktus dhe insekte: Sot nuk na

25 Gusht 2021, 20:31 Nga DOSJA
Mungesa e shirave për katër vite, Madagaskari hynë në

MADAGASKAR- Madagaskari është vendi i parë në botë që po vuan nga uria për shkak të ndryshimeve klipatike. BBC shkruan se sipas një raporti të OKB-së, mijëra njerëz tashmë janë në nivelet katastrofike të urisë dhe sigurisë ushqimore, sepse vendi nuk ka pasur shi për katër vjet.

Thatësira, më e keqja në katër dekadat e fundit, ka shkatërruar komunitetet e izoluara bujqësore në jug të vendit, duke i lënë qytetarët e saj duke u ushqyer me insekte për të mbijetuar.

“Kjo është një gjendje e urisë, dhe është për shkak të ndryshimit të klimës, jo konfliktit. Kjo është e papritur. Këta njerëz nuk po bëjnë gjëra që kontribuojnë në ndryshimin e klimës. Ata nuk po djegin lëndë djegëse fosile … por ata po mbajnë barrën e ndryshimeve klimatike,“, tha një eksperte e OKB-së.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 30,000 njerëz aktualisht po përjetojnë nivelin më të lartë të krizës ushqimore të njohur ndërkombëtarisht dhe ekziston frika se numri i prekur do të rritet ndjeshëm.

Pasi të korrat dështuan, dhe tani njerëzit po mbijetojnë me gjethe kaktusi dhe insekte. Në fshatin e largët Fandiova, rrethi Amboasary, banorët tregojnë karkalecat si ushqimin e tyre të përditshëm.

“I pastrova këto insekte sa të mundja, por nuk kishte ujë. Fëmijët dhe unë hamë këtë çdo ditë tani, për tetë muaj, sepse nuk na mbetet asgjë për të ngrënë dhe nuk ka shi që të na lejojë të korrim atë që kemi mbjellë,” tha Tamaria, nënë e katër fëmijëve.

Sot nuk na mbetet asgjë për të ngrënë, përveç gjetheve të kaktusit,” tha Bole, nënë e tre fëmijëve.

Ajo tha se burri i saj kohët e fundit vdiq nga uria. E njëjta gjë ishte me fqinjin e saj, e cila braktisi dhe i dorëzoi dy fëmijë për të ushqyer.

“Çfarë tjetër mund të them? Jeta jonë tani varet nga kërkimi i gjetheve të kaktusit, përsëri dhe përsëri, për të mbijetuar,” shtoi ajo.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota madagaskar mungesa e ushqimit ne madagaskar madagaskar mungesa e ushqimit ne madagaskar

Sondazh

Poll