Bota

U shua nga Covid-19, ky është i riu që humbi jetën në Kosovë, varroset nesër

25 Gusht 2021, 20:54 Nga DOSJA
U shua nga Covid-19, ky është i riu që humbi jetën në

KOSOVË– Një i ri, i identifikuar si Florent Kurtolli, banues në Prishtinë ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët dhe miqtë e të riut. Përmes statuseve në rrjetet sociale, ata njoftojnë për humbjen e madhe.

Në njoftim shtohet gjithahtu se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në lagjen Arbëria të kryeqytetit të Kosovës.

“Me pikellim te thellë njoftojmë familjart, miqte dhe dashamiret se sot nderroi jete me i dashuri yne Florent (Erdin) Kurtolli. Varrimi i te ndjerit do te behet neser me datën 26.08.2021 ne oren 13:00 ne varrezat e qytetit ne Arberi-Prishtine. Per shkak te gjendjes se shkaktuar nga pandemia te pamur nuk do te kete, familja do te pranoi ngushellimet ne varrim dhe permes mjeteve te komunikimit,”- shkruhet në një nga postime.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 persona si pasojë e Covid-29 si dhe u identifikuan 2.541 raste të reja. Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora florent kurtolli florent kurtolli

Sondazh

Poll