Bota

Nuk mundi t’i qendronte pranë vdekjes, fermeri nga australia bënë një zemër me delet për të nderuar tezen e tij

25 Gusht 2021, 20:44 Nga DOSJA
Nuk mundi t’i qendronte pranë vdekjes, fermeri nga australia

AUSTRALI- Një fermer delesh në New South Wales, i cili nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në funeralin e tezes së tij, ka bërë një gjest për të nderuar kujtimin e saj. The Guardian shkruan se ai me ndihmën e deleve bëri një zemër. Ben Jackson nga Guyra nuk arriti të shkonte në Brisbane për të qenë me tezen e tij gjatë momenteve të saj të fundit pas një luftimi dyvjeçar me kancerin.

“Fatkeqësisht, ajo nuk ia doli. Në ato kohë pikëllimi, ndiheni vërtet të pafuqishëm, nuk dini çfarë të bëni, çfarë të thoni. Sidomos në këto kohë Covid, askush nuk mund të përgatitet për atë, për shkak të mbylljes së kufirit. Është mjaft e vështirë,” tha ai.

Jackson u shpreh se ideja për zemrën i erdhi atij ndërsa ai ishte duke ushqyer delet e tij pasi ato janë shtatzënë dhe kanë nevojë për pak ushqim shtesë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ben jackson zemer me dele ben jackson zemer me dele

Sondazh

Poll