Bota

Ditët e fundit për evakuimet e afganëve nga Kabuli, CIA merr situatën nën kontroll, kryen operacione konfidenciale për nxj

25 Gusht 2021, 20:08 Nga DOSJA
Ditët e fundit për evakuimet e afganëve nga Kabuli, CIA merr

SHBA- Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe ushtria amerikane po kryejnë operacione të fshehta nxjerrjeje për të evakuuar amerikanët duke përdorur helikopterë dhe trupa tokësore, ndërsa ‘dera’ për shpëtimin e të gjithë njerëzve në rrezik në Afganistan fillon dhe po mbyllet.

The Wall Street Journal shkruan se zyrtarët amerikane kanë bërë të ditur se CIA ka nisur operacione klandestine për të shpëtuar amerikanët brenda dhe jashtë Kabulit. Në operacione janë duke përdorur helikopterë ushtarakë amerikanë, por nën komandën dhe kontrollin e CIA -s.

Ky lloj operacioni është i fshehtë dhe konfidencial. Misionet janë në lidhje me një përpjekje më të kufizuar të ushtrisë amerikane për të shpëtuar amerikanët e bllokuar brenda qytetit.

Operacionet ajrore dhe tokësore konsiderohen të rrezikshme në rrethanat aktuale në vend pasi SHBA ka filluar t’i japë përparësi evakuimit të amerikanëve mbi afganët që janë në rrezik. Ata përfshijnë mijëra përkthyes afganë dhe të tjerë që punuan për qeverinë amerikane. Pentagoni ka thënë se po koordinon me talebanët për sigurinë e aeroportit, por është e paqartë nëse ato diskutime përfshinin edhe misione nxjerrëse.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cia evakuimi i afganëve talebanet pushtojne afganistanin cia evakuimi i afganëve talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll