Bota

Greqia u mbylli derën! Familja afgane prej tetë anëtarësh mbërrin me avion në Athinë

25 Gusht 2021, 20:32 Nga DOSJA
Greqia u mbylli derën! Familja afgane prej tetë anëtarësh

GREQI– Një familje afgane prej tetë anëtarësh ka mbërritur në Greqi ditën e sotme, pavarësisht se ky është një nga shtetet që ka mohuar në mënyrë kategorike të ndihmojë këta qytetarë që të evakuohen nga Afganistani.

Mësohet se bëhet fjalë për një qytetar afgan, i cili punoi në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Kabul, si dhe anëtarët e familjes së tij, gjithsej 8 persona. Ata mbërritën sot në Athinë, përmes Madridit.

Familja ishte evakuuar disa ditë më parë nga Afganistani dhe ishte ndihmuar nga ambasada greke në Madrid, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme.

Ardhja dhe qëndrimi i tyre në Greqi koordinohet me Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve dhe Ministrinë e Imigracionit dhe Azilit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota familja afgane mberrin ne greqi familja afgane mberrin ne greqi

Sondazh

Poll