Bota

Evakuohen rreth 100 gazetarë nga Afganistani, priten në Meksikë me familjet e tyre

25 Gusht 2021, 20:45 Nga DOSJA
Evakuohen rreth 100 gazetarë nga Afganistani, priten në Meksikë

MEKSIKË– Një grup prej 124 personash, gazetarë nga Afganistani dhe anëtarë të familjeve të tyre, u pritën sot në Meksikë. Ministria e Punëve të Jashtme meksikane ka njoftuar për evakuimin e 100 gazetarëve dhe të familjeve të tyre nga Afganistani. Ata u nisën nga Doha dhe pas një fluturimi që zgjati më shumë se njëzet orë me një aeroplan të Katarit, zbritën në vendbanimin e ri.

“Këta janë njerëz që rrezikuan jetën e tyre për të informuar, të cilët janë të përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe pavarësisë,”- tha Ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard në një ceremoni në Aeroportin e qytetit të Meksikës në prani të refugjatëve.

Meksika ka një traditë të gjatë të strehimit të refugjatëve politikë. Politikanët të cilët u dëbuan gjatë diktaturës Franko në Spanjë ose nga vendet e Amerikës së Jugut kanë gjetur më parë strehë në Meksikë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve evakuimi i afganëve

Sondazh

Poll