Bota

Vuçiç: Todosijeviç u dënua sepse tha të vërtetën për Reçakun, BE të detyrojë shqiptarët e Kosovës të mos shkelin m

25 Gusht 2021, 20:12 Nga DOSJA
Vuçiç: Todosijeviç u dënua sepse tha të

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dalë në mbrojtje deputetit të Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviç. Me anë të një video të postuar në Instagram, Vuçiç është shprehur se Todosijeviç është dënuar me dy vjet burg për shprehje të mendimit të lirë. Ndërkohë që Todosijeviç është dënuar me dy vite burg në Kosovë pasi quajti masarën e Reçakut si trillim. Vuçiç i ka bërë thirrje BE-së që të marrë masa dhe të detyrojnë shqiptarët e Kosovës mos të shkelin marrëveshjen për lirinë e fjalës që nënshkruan me dëshirën e tyre.

“Një serb nga veriu i Kosovës, Ivan Todosijeviç, është dënuar vetëm pse ka thënë të vërtetën, të vërtetën për gjithçka që ka ngjarë dhe për qytetarët e Serbisë. E drejta, si për opinionin e lirë, ashtu edhe për një gjykim të drejtë, që ne nënshkruam me shqiptarët dhe BE-në Bruksel, është shkelur brutalisht dhe rëndë. Unë i bëj thirrje evropianëve, Bashkimit Evropian që t’i thërrasin shqiptarët në Prishtinë dhe t’u thonë atyre ata duhet t’i përmbahen asaj që nënshkruan dhe pranuan”, wshtw shprehur Vuçiç.

Ndërkaq Todosijeviç më pesë dhjetor 2019 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më dy vite burgim efektiv, i cili dënim është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit. Me vendimin e shkallës së dytë, dënimi me burgim tashmë është bërë i formës së prerë. Gjykata e Apelit në Kosovë e konfirmoi të martën aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Todosijeviç është dënuar me dy vjet burgim, nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Kosovë në muajin shkurt, Todosijeviç u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, por pas vendimit të Gjykatës së Apelit ai e humb këtë pozitë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ivan todosijeviç aleksander vucic ivan todosijeviç

Sondazh

Poll