Zbulohet EMRI, kush është agjenti i krimeve që u prangos sot, merrte para për lejimin e ndërtimeve pa leje
25 Gusht 2021, 16:27Nga DOSJA
TIRANË– Levdat Veselaj është agjenti i krimeve që u prangos sot nga SHÇBA. Dosja.al ka mësuar se Veselaj me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për një periudhë të gjatë kohe, ka marrë shuma monetare në këmbim të premtimit për mosveprim të strukturave policore, në fushën e ndërtimeve pa leje. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.
Njoftimi Zyrtar: Tiranë – Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme Tiranë në bashkëpunim me strukturat e luftës kundër korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në kallëzimin e shtetasit E.B., në datë 25 gusht 2021, ndaloi Inspektor L.V., 47 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Mbeshtetur në faktet dhe provat e administruara gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara, punonjësi i Policisë, L.V., gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme, në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.
Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi i ndaluar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Duke marre shkas nga ky rast, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe SHÇBA, shpreh mirënjohje ndaj gjithë qytetarëve që kanë ofruar bashkëpunimin për evidentimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe mbeten të gatshme në çdo kohë të mirëpresin kallëzimet apo denoncimet e qytetarëve për rastet korruptive që mund të kryhen nga punonjës të veçantë të policisë gjatë ushtrimit të detyrës.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- 3245 drejtues mjetesh janë ndëshkuar 48 orët e fundit në vendin tonë. Policia bënë me dije se gjatë kontrolleve që ka kryer në autostradë ka arrest...
TIRANË– Levdat Veselaj, 46 vjeç, agjent krimesh pranë Komisariatit të Policisë nr.6 në kryeqytet është arrestuar nga SHÇBA. Dosja.al zbuloi s...
Aktualitet25 Gusht 2021, 15:45
SHQIPËRI– 2 mijë e 483 viktima, 7 mijë e 70 raste aktive dhe 131 mijë e 812 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ...
TIRANË– Videoja që po shikoni është ajo për të cilën u bllokua trafiku tek Unaza e Re. Të katërta vajzat shihet se kanë filmuar edhe me dron udhëtimin e ty...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kujtuar të kalojë tek Emergjencave Civile, institucion që u gjend me ‘duar në xhepa’ në momentin që në Shqipëri nisën z...
Aktualitet25 Gusht 2021, 14:47
Tregtarët e Durrësit shesin ende në një rrugë lagjeje që pasi u hoqën nga tregu i fruta-perimeve me premtimin se do ndërtohej brenda një afati të shkurtër marka...
TIRANË– Drejtuesja e mjetit “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë që ndaloi një ditë më parë në mes të rrugës në Unazën e Re për të bërë një sfidë në “Tik To...
TIRANË– Duke nisur nga muaji shtator, bluzat e bardha do të jenë të detyruar të paguajnë për parkimin brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Ter...
DURRËS– Autoriteti Portual ka njoftuar udhëtarët se lundrimi që ishte parashikuar të kryhej mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “...
TIRANË– Emigrantët afganë që pritet të vijnë në vendin tonë, mund të qëndrojnë deri në një vit në Shqipëri. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë Qeveria shq...