Aktualitet

Kontrollet në autostrada, Policia: Janë ndëshkuar 3245 drejtues mjetesh mes tyre 15 të arrestuar dhe 96 leje drejtimi të pe

25 Gusht 2021, 16:05 Nga DOSJA
Kontrollet në autostrada, Policia: Janë ndëshkuar 3245 drejtues

TIRANË- 3245 drejtues mjetesh janë ndëshkuar 48 orët e fundit në vendin tonë. Policia bënë me dije se gjatë kontrolleve që ka kryer në autostradë ka arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 ishin pa leje drejtimi, ndërsa 11 të tjerë ishin në gjendje të dehur. Gjithashtu është bërë me dije se janë pezulluar 96 leje drejtimi nga të cilët 59 ishin për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 10 për qarkullim në sens të kundërt.  


Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/ Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 96 leje drejtimi, nga të cilat 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 10 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 3245 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Policia e Shtetit, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike vijon të ketë fluks shumë të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle na autostrade policia e shtetit kontrolle na autostrade policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 15:45

SHQIPËRI– 2 mijë e 483 viktima, 7 mijë e 70 raste aktive dhe 131 mijë e 812 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ...

Aktualitet 25 Gusht 2021, 14:47

Tregtarët e Durrësit shesin ende në një rrugë lagjeje që pasi u hoqën nga tregu i fruta-perimeve me premtimin se do ndërtohej brenda një afati të shkurtër marka...

Aktualitet 25 Gusht 2021, 13:39

Aktivizohen 10 vatra zjarri në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur...