Aktualitet

VENDIMI/ Zjarret i gjetën ‘me duar në xhepa’, Rama kujtohet për Emergjencat Civile, u kalon 330 mln lekë

25 Gusht 2021, 14:50 Nga DOSJA
VENDIMI/ Zjarret i gjetën ‘me duar në xhepa’, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kujtuar të kalojë tek Emergjencave Civile, institucion që u gjend me ‘duar në xhepa’ në momentin që në Shqipëri nisën zjarret masivish, fondin prej 330 milionë lekësh të vjetra.

Në një vendim të botuar në Fletoren Zyrtare, kryeministri ka firmosur një urdhër rishpërndarje forndesh në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryesocialisti ka vendosur që të heqë shifrën në fjalë nga shpenzimet korente (sipas nevojës ekonomike) për t’ua kaluar Emergjencave Civile, që drejtohen nga Haki Çako.

VENDIMI I PLOTË:

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, të bëhet rishpërndarje e fondeve ndërmjet programeve buxhetore, si më poshtë vijon:
a) Në programin buxhetor “Emergjencat civile” 10910 të shtohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente;
b) Në programin “Forcat e luftimit” 02120 të pakësohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente.
Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Emergjencat Civile u gjetën të papërgatirua në momentin që kjo verë vendosi të vijë shumë e nxehtë bashkë me qindar vatrash zjarri. Shqipëria u përfahi nga flakët, ndërsa drejtori Haki Çako ishte me pushime. Ai e mohoi këtë gjë më vonë, duke thënë se kishte pasur një festë familjare, por angazhimi i tij për postin që mbante nuk po dukej gjëkundi. Për të shuar zjarret në vend, Shqipërisë i erdhën në ndihmë helikopterë nga Çekia e Holanda, sepse ato që ishin në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes ‘ishin harruar’ pa u koaliduar. Më këtë fond të ri, mbetet për tu parë se çfarë nismash do të ndërmerren në vijim, pasi vatrat vijojnë të jenë ende aktive.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 330 mln leke per emergjencat civile edi rama emergjencat civile 330 mln leke per emergjencat civile edi rama emergjencat civile

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 14:47

Tregtarët e Durrësit shesin ende në një rrugë lagjeje që pasi u hoqën nga tregu i fruta-perimeve me premtimin se do ndërtohej brenda një afati të shkurtër marka...

Aktualitet 25 Gusht 2021, 13:39

Aktivizohen 10 vatra zjarri në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur...