Aktualitet

25 Gusht 2021, 15:45 Nga DOSJA

SHQIPËRI– 2 mijë e 483 viktima, 7 mijë e 70 raste aktive dhe 131 mijë e 812 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit, Minsitria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë tre persona, mes tyre dhe një 20-vjeçar nga Korça. Dy të tjerët janë një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora.

Në 24 orët e fundit janë kryer 7725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 844 qytetarë, në këto bashki: 246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar,

Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.  Janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (25 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 844
Të shëruar në 24 orë 204
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725

Testime totale 1,013,266
Raste pozitive 141,365
Raste të shëruara 131,812
Raste Aktive 7070
Humbje jete 2,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2687
Shkodër 1215
Vlorë 640
Fier 551
Durrës 477
Lezhë 367
Elbasan 332
Berat 269
Gjirokastër 198
Korçë 156
Kukës 102
Dibër 76

(f.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koornavirusi në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 14:47

Tregtarët e Durrësit shesin ende në një rrugë lagjeje që pasi u hoqën nga tregu i fruta-perimeve me premtimin se do ndërtohej brenda një afati të shkurtër marka...

Aktualitet 25 Gusht 2021, 13:39

Aktivizohen 10 vatra zjarri në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur...