Aktualitet

EMRI + DETAJE/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SHÇBA godet sërish, arrestohet agjenti i krimeve te komisariati 6

25 Gusht 2021, 15:54 Nga DOSJA
EMRI + DETAJE/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SHÇBA godet

TIRANË– Levdat Veselaj, 46 vjeç, agjent krimesh pranë Komisariatit të Policisë nr.6 në kryeqytet është arrestuar nga SHÇBA. Dosja.al zbuloi se drejtoria rajonale e SHÇBA në Tiranë, ka arrestuar agjentin, i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale.

E para ajo e korrupsionit dhe e dyta ajo e shpërdorimit të detyrës. Në komunikimin zyrtar, SHÇBA bën me dije se Veselaj, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për një periudhë të gjatë kohe, ka marrë shuma monetare në këmbim të premtimit për mosveprim të strukturave policore, në fushën e ndërtimeve pa leje. 

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari. Strukturat e policisë duket se janë përqëndruar në realizimin e objektivave të vendosura nga kryeministri Edi Rama. 100 ditë është afati i caktuar nga Rama për të pastruar policinë nga radhët e të inkriminuarve dhe SHÇBA po zbaton detyrat.

Jo më larg se një javë më parë, dega e Tiranës arrestoi efektivin e RENEA-s, Rael Luli, i akuzuar si kreu i një grupi të shpërndarjes së drogës në disa zona në kryeqytet.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet agjenti i krimeve levdat veselaj arrestohet agjenti i krimeve levdat veselaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 15:45

SHQIPËRI– 2 mijë e 483 viktima, 7 mijë e 70 raste aktive dhe 131 mijë e 812 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ...

Aktualitet 25 Gusht 2021, 14:47

Tregtarët e Durrësit shesin ende në një rrugë lagjeje që pasi u hoqën nga tregu i fruta-perimeve me premtimin se do ndërtohej brenda një afati të shkurtër marka...

Aktualitet 25 Gusht 2021, 13:39

Aktivizohen 10 vatra zjarri në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur...