Aktualitet

Bllokoi trafikun tek Unaza e Re për sfidën në “Tik Tok”, procedohet 21-vjeçarja dhe gjobitet me 500 mijë lekë, “Benz

25 Gusht 2021, 14:29 Nga DOSJA
Bllokoi trafikun tek Unaza e Re për sfidën në “Tik

TIRANË– Drejtuesja e mjetit “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë që ndaloi një ditë më parë në mes të rrugës në Unazën e Re për të bërë një sfidë në “Tik Tok”, është proceduar penalisht.

Policia Rrugore ka bërë me dije se 21-vjeçarja me inicialet V.D., banuese në Tiranë, ka rezultuar edhe e papajisur me leje drejtimi. Ajo është gjobitur me 50.000 lekë të rinj (500 mijë lekë të vjetra), për veprime të  ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi nga Policia Rrugore: Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën “Teodor Keko” dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi. Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të  ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi.  

Videoja u publikua në mediat një ditë më parë. në pamje shiheshin tre vajzat që zbrisnin nga makina dhe bënin kërcime e lëvizje të sinkronizuara me njëra-tjetrën. Më pas të treja hipën në mjet duke përshëndetur edhe drejtuesit e makinave të tjera që u kishin bllokuar rrugën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 13:39

Aktivizohen 10 vatra zjarri në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur...