Aktualitet

25 Gusht 2021, 14:47 Nga DOSJA

Tregtarët e Durrësit shesin ende në një rrugë lagjeje që pasi u hoqën nga tregu i fruta-perimeve me premtimin se do ndërtohej brenda një afati të shkurtër markata e re.

Sic shihet nga pamjet e siguruara nga Fax News tregtarët janë në gjendje të mjerueshme, Pa asnjë tendë, me banaqet e flakur në fushën e rërës, pa asnjë mbrojtje nga dielli dhe pa kushte higjeno-sanitare.

Tregtarët e tregut më të madh dhe të vetmin e qytetit të Durrësit, për shkak të restaurimit të strukturës së vjetër, janë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë drejt periferisë së qytetit, për të siguruar bukën e gojës.

Kryetarja e bashkisë, Emirjana Sako duket se ka harruar që ka deklaruar se do u krijonte kushtet tregtarëve në “Tregun e ri të fruta-perimeve”. U premtoi kushte për tre muajt që do të punonin tek “Fusha e rërës”, por kryetarja e komanduar e bashkisë Durrës Znj. Emirjana Sako, i ka lënë në qiell të hapur 80 tregtarët e tregut agro-bujqësor Durrës.

Pamundësia për të qëndruar në kushtet skandaloze ka bërë që një pjesë e tregtarëve të mbeten pa punë, ndërsa të tjerë janë detyruar të shesin në sasi të vogla nëpër rrugët e qytetit, apo dhe të marrin dyqane me qera.

Një pjesë kanë kapur dyqane me qera, një pjesë janë kështu, rrugëve nëpër rrugica kanë dalë.

Larg nga markata, thonë deri me 15 tetor dhe do qëndrojmë këtu pa asnjë kusht. Malli po prishet nga temperaturat e larta, sivjet ishte mundësia për punë dhe jemi shëprndarë dhe jemi akoma dobët. Na qëlloi të riparohej markata, një pjesë kanë hapur dyqane, një pjesë janë rrugëve.

U poqëm në diell qëkur na sollën këtu, ujë ska për të pirë. Detyrohem ngrihem e ik në shpi për cdo hall, cmimet skanë ndyshuar .

Mungesë klientele të theksuar, 110 ditë na thanë si afat“- u shprehën tregtarët.

Ata ankohen se pavarësisht çmimeve të ulëta që janë përpjekur të mbajnë, qytetarët nuk mund të shkojnë për të kryer shpenzimet në zonën e njohur si “Fusha e rërës. Tashmë kanë kaluar pothuajse gjysma e ditëve të afatit për përfundimin e restaurimit të tregut të fruta-perimeve, i cili do t’u kushtojë taksapagujtësve 600 milion lekë të vjetra nga xhepat e tyre.

Ndërkohë që afati i përfundimit të punimeve të këtij tregu është 113 ditë, deri më tani përfundimi i tij, edhe pse Sako premtoi se do të përpiqej të bëhej përpara këtij afati, duket se nuk ka ecur me hapin e premtuar dhe madje mund ta tejkalojë atë./FAX

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres markata ne durres tregtaret durres markata ne durres tregtaret

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 13:39

Aktivizohen 10 vatra zjarri në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur...