Aktualitet

Trageti i linjës Durrës-Bari nuk niset në orar, pëson defekt, Autoriteti Portual: Na mirëkuptoni

25 Gusht 2021, 13:50 Nga DOSJA
Trageti i linjës Durrës-Bari nuk niset në orar, pëson

DURRËS– Autoriteti Portual ka njoftuar udhëtarët se lundrimi që ishte parashikuar të kryhej mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, është shtyrë deri në një afat të pacaktuar.

Në njoftim bëhet me dije se shkak për këtë shtyrje udhëtimi, është bërë një defekt që ka pësuar trageti.

Njoftim për udhëtarët e linjës Durrës-Bari

Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhorë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit  nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar. Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate. Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries. Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti portual trageti durres bari autoriteti portual trageti durres bari

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 13:39

Aktivizohen 10 vatra zjarri në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur...