Aktualitet

Shoqata e Infermierëve poston mesazhin: Nga 1 shtatori nuk ka më parkim falas për bluzat e bardha brenda QSUT-së, s’ka rë

25 Gusht 2021, 14:13 Nga DOSJA
Shoqata e Infermierëve poston mesazhin: Nga 1 shtatori nuk ka më

TIRANË– Duke nisur nga muaji shtator, bluzat e bardha do të jenë të detyruar të paguajnë për parkimin brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, edhe pse mund të kenë karta aksesi. Në një postim në Facebook, në faqen zyrtare, Shoqata e Infermierëve bën me dije se nga shtatori dhe ata që kanë përfituar parkim falas do të detyrohen të paguajnë.

“Përshëndetje, Në bazë të vendimit të marrë nga drejtoria e QSUT-së, pas rishikimit të listave të punonjësve që përfitojnë aktualisht karta aksesi parkimi pa pagesë, në territorin e QSUT-së, ju kujtojmë se në datën 1 shtator, ky shërbim do të kthehet me pagesë të reduktuar për ju,”- thuhet në njoftim.

Krahas këtij postimi, Shoqata e Infermierëve kërkon që personeli dhe shoqatat të reagojnë.

“Sa vleresohet personeli Shendetesore ne Shqiperi sidomos ne QSUT??? Kete e tregon me se shumti lajmi i fundit qe vjen nga punonjesit e QSUT ku sot jane njoftuar qe ne Shtator edhe ata qe kane perfituar karta per makinat e tyre qe te parkojne falas do te paguajne si gjithe te tjeret. E prisnim qe ne Shtator te kete surpriza. Te shohim sa do reagojne personeli dhe Sinikatat per kete vendim. Ja dhe mesazhi i ardhur tek personeli sot,”- shkruan Shoqata e Infermierëve krah fotos.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shoqata e infermierëve shoqata e infermierëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 13:39

Aktivizohen 10 vatra zjarri në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur...