Aktualitet

U kap në Laç nga RENEA-t, kush është i prangosuri i rrezikshëm, Astrit Seferi plagosi një person në Laprakë para 4 vites

24 Gusht 2021, 19:36 Nga DOSJA
U kap në Laç nga RENEA-t, kush është i prangosuri i

LAÇ– Personi që u prangos mbrëmjen e sotme nga forcat RENEA në Laç mbrëmjen e sotme është Astrit Seferi. Dosja.al ka siguruar foton e Seferit në momentin që sapo është ndaluar dhe është futur në furgonin e Policisë. Ai u prangos në operacionin e zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Lezhë, Lorenc Shehi dhe shefit të Komisariatit të Kurbinit.

Astrit Seferi ishte në kërkim prej kohësh. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të vëllanë, Arben Seferi ka kryer një plagosje në zonën e Laprakës, në vitin 2017. Të dy vëllezërit kanë qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej Elion Leka, një person me të cilin ishin konfliktuar më herë dhe tre të tjerë, duke i lënë të plagosur.

Më pas Astrit dhe Arben Seferi u arratisën. Dy vite më vonë, në 2019-n, Arben Seferi u prangos teksa konsumonte një drekë me familjen e tij. Bashkë me të u arrestua edhe një person i identifikuar si Viktor Gjergji. Ndërsa Astrit Seferi u prangos sot, dy vite pas të vëllait.  Të dy vëllezërit Seferi akuzohen për veprën penale “Tentativë vrasje” dhe “Plagosje me armë zjarri”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet astrit seferi astrit seferi arrestohet astrit seferi astrit seferi

Sondazh

Poll