Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Korçë, vdes një nga drejtuesit

24 Gusht 2021, 16:52 Nga DOSJA
Makina përplaset me motorin në Korçë, vdes një nga

KORÇË– Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë.

Bëhet me dije se në afërsi të fshatit Cangonj një automjet, me drejtues Adi Koçileri, ka goditur një motor dhe për pasojë drejtuesi i motori ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i makinës është vënë në pranga, ndërsa po hetohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se mjeti që u përplas me motorin po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Njoftimi i policisë Devoll

Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne korce aksident me vdekje ne korce

Sondazh

Poll