Aktualitet

Mirëmbajtja e rrjetit elektrik, ndërpriten dritat për disa orë nesër në Tiranë dhe Gjirokastër

24 Gusht 2021, 16:46 Nga DOSJA
Mirëmbajtja e rrjetit elektrik, ndërpriten dritat për disa

TIRANË- Energjia elektrike do të shkëputet për disa orë ditën e nesërme në Tiranë dhe Gjirokastër. Me anë të një postimi në Facebook, OSHEE shkruan se shkaku për ndërprerjen e dritave është mirëmbajtja e kabinave dhe e rrjetit të shpërndarjes. Në Tiranë energjia elektrike do të stakohet nga ora 09:00 deri në orën 17:00, në katër zona.  

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë/ Stakim, 25 gusht Në kuadër të investimit që po kryhet nga OSSh për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 25 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia pjesërisht në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Rruga “Krist Maloki” pallati “Santara”, rruga ‘Irfan Tomini’, rruga “Rrapo Hekali”, rruga ‘”Besim Alla”

Ndërsa në Gjirokastër energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në orën 13:00. Në qytetin e ngurtë energjia do të ndërpritet në 18 zona. 

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët Gjirokastër/ Stakim, 25 gusht Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, OSSH do të kryejë punime në NST Gjirokastra 1 në datën 25 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-13:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Gjirokastër: Virua, Mashkullore, Çepun, Zenelaj, Plesat, Prongji, Kardhiq, Fushbardhe, Zhulat, Kaparjel, Golem, Kolonje, Picar, Shtepez, Subash, Hundkuq, Terbuq, Labove.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet energjia elektrike oshee energjia elektrike oshee

Sondazh

Poll