Aktualitet

Jahti dha alarmin SOS, Kapiteneria e Vlorës: Personat që ndodheshin në bord janë evakuuar

24 Gusht 2021, 18:16 Nga DOSJA
Jahti dha alarmin SOS, Kapiteneria e Vlorës: Personat që ndodheshin

VLORË– Kapiteneria e Vlorës ka bërë me dije se të gjithë personat që ndodheshin brenda jahtit që dha alarmin SOS nga Gjiri i Gramës janë evakuuar.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mjeti lundrues kishte pësuar çarje të një tubolari. Personat që ndodheshin brenda tij janë dërguar në portin e marinës në Orikum.

Njoftimi: Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afermit e nje mjeti lundrues, me 11 persona ne bord i cili ndodhej në afërsi të gjirit te Shën Janit ı cili kishte pësuar çarje te nje tubolari. Nuk kishte rrezik prezent per njerzit ne bord, mjeti lundrues nuk kishte humbur hermecitetin dhe lundershmerine. Menjere Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi QNOD-ne dhe DRKM-ne Vlorë për situatën detare te krijuar. Rreth ores 18:15 jane nisur ne drejtim te mjetit lundrues mjetet e DRKM-se Vlorë dhe mjetet e Delta Force ne rast rreziku për jeten e tyre. Ne oren 18:30 Mjeti lundrues i Delta Forc i ka shkuar në vendngjarje i ka mare njerzit ne bord dhe e ka shoqeruar mjetin lundrues pa problem per ne portin e Marines Orikum.

Jahti dha alarmin SOS pasditen e sotme duke njoftuar rojet dhe policinë bregdetare të Vlorës.

(f.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapiteneria e vlores kapiteneria e vlores

Sondazh

Poll