Aktualitet

Gjendet “Shqipja e kënetës” e plagosur në Qeparo, dërgohet në Parkun e Kavarastasë për ndihmë 

24 Gusht 2021, 18:08 Nga DOSJA
Gjendet “Shqipja e kënetës” e plagosur në Qeparo,

VLORË- Një shpend lloj “Shqipja e kënetës” (Circus aeruginosus) është gjetur ditën e djeshme ‘e dëmtuar në krah’ në Qeparo. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Vlorë shkruan në Facebook se pas gjetjes shpendit, iu sigurua një transport i sigurtë në qendrën e rehabilitimit në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavasta. Pas ndihmës për krahet, shpendi më pas do të lejohet të kthehet në habitetin e saj.

Postimi i plotë:

Një juvenil i shqipes së kënetës (Circus aeruginosus), shpend i zakonshëm në vendin tonë, u gjet ditën e djeshme nga një banor i zonës së Qeparoit, në gjendje të vështirë për të fluturuar. Pas lajmërimit, stafi i Administratës u paraqit në vendin e gjetjes dhe siguroi transportin e sigurt të saj drejt qendrës së rehabilitimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku dhe do të marr ndihmën e nevojshme për t’u rikthyer sërisht më pas në habitatin e saj të përhershëm. Ju lutemi që për çdo rast të konstatimit të dëmtimeve të faunës së egër të vini në dijeni Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, nëpërmjet rrjeteve sociale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet circus aeruginosus shqipja e kënetës circus aeruginosus shqipja e kënetës

Sondazh

Poll