Të zhdukur prej thuajse 9 muajsh, gjenden 2 të miturit shqiptarë në Portugali, arrestohet i ati që i rrëmbeu
24 Gusht 2021, 17:43Nga DOSJA
PORTUGALI– Kristian dhe Amantia Toska, dy të miturit shqiptarë janë gjetur afro nëntë muaj pas zhdukjes së tyre. Mediat e huaja shkruajnë se dy të miturit janë gjetur në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës. Fëmijët ishin nën shoqërinë e babait të tyre shqiptar, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për sekuestrimin e dy të miturve.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Policia Kombëtare e Portugalisë me anë të një njoftimi zyrtar. Autoritetet portugeze tregojnë së fëmijët shqiptarë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Falë punës investigative dhe gjurmimit të policisë, është bërë e mundur arrestimi i babait të dy fëmijëve të zhdukur. Ai u prangos në Veri të Lisbonës në Portugali. Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore,”- shkruhet në njoftim.
?Gracias a la labor de investigación y rastreo de @policia ha sido detenido en el norte de #Lisboa (#Portugal) el padre de los niños desaparecidos en #Tenerife
Los pequeños se encuentran en perfecto estado de salud
Familja Toska jetonte në Gjermani prej vitesh dhe në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dy fëmijët shqiptarë u rrëmbyen nga babai i tyre, i cili i dërgoi fillimisht në Tenerife të Spanjës.
Pas zhdukjes së fëmijëve, nëna e Kristian dhe Amantia, është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët. Por, tashmë ai është pas hekurave dhe pritet që të përballet me drejtësinë.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Një jaht me 11 persona në bord ka lëshuar alarmin SOS dhe ka kërkuar ndihmë. Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Gjirin e Gramë...
TIRANË- Energjia elektrike do të shkëputet për disa orë ditën e nesërme në Tiranë dhe Gjirokastër. Me anë të një postimi në Facebook, OSHEE shkruan se shka...
TIRANË– Sipas të dhënave të bëra publike në raportin e INSTAT për Treguesit e Shëndetit Publik, për vitin 2020 rezulton se nga vaksinat që janë të de...
Një zëdhënëse e Komisionit Europian i tha Deutsche Welles, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është...
ELBASAN– Një automjet i tipit “Mercedez Benz” brenda të cilit ndodheshin dy persona, është larguar duke u lënë ‘targat’ efektivëve të Policisë. Ngjarja është sh...
TIRANË- Qeveria shqiptare ka bërë një rishpërndarje të fondeve të Buxhetit të Ministrisë së Brendshme. Me anë të në vendimi të publikuar në fletoren zyrtar...
SHQIPËRI– 2 mijë e 480 të vdekur, 6 mijë e 433 të infektuar aktivë dhe 131 mijë e 608 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fill...
Mjeku Arben Gjeka, që jeton dhe vepron në Itali, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Torino të Italisë, ku nga shpërthimi në një banesë,...