Aktualitet

Pësoi defekt në motor, lëshon alarmin SOS jahti nga Gjiri i Gramës, evakuohen 11 personat që ishin në bord

24 Gusht 2021, 17:15 Nga DOSJA
Pësoi defekt në motor, lëshon alarmin SOS jahti nga Gjiri i

VLORË– Një jaht me 11 persona në bord ka lëshuar alarmin SOS dhe ka kërkuar ndihmë. Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Gjirin e Gramës në Vlorë. Paraprakisht bëhet me dije se jahti ka pësuar defekt në motor si pasojë e dallgëve dhe është bllokuar.

Rrjedhimisht është dhënë alarmi për të lajmëruar policinë dhe rojet bregdetare. Kapiteneria e Vlorës ka bërë me dije se të gjithë personat që ndodheshin brenda jahtit që dha alarmin SOS nga Gjiri i Gramës janë evakuuar.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mjeti lundrues kishte pësuar çarje të një tubolari. Personat që ndodheshin brenda tij janë dërguar në portin e marinës në Orikum.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alarmi nga jahti ne vlore alarmi nga jahti ne vlore

Sondazh

Poll