Atentati në Lushnje, RENEA shtrin aksionin në të gjithë Shqipërinë, kap dy të përfshirë në vrasjen e Muçës, arreston
24 Gusht 2021, 19:03Nga DOSJA
TIRANË– Reparti i Neutralizimit të Elementëve të Armatosur kanë nisur një aksion mbrëmjen e sotme në disa qytete të Shqipërisë si Durrës, Lezhë, Shkodër, Laç, Mamurras dhe disa zona të tjera. Mësohet se forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në makina e biznese të ndryshme. Në fokus të kërkimeve të ‘maskave të zeza’ janë personat që qarkullojnë me armë zjarri si dhe të shpallurit në kërkim për krime të ndryshme.
Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar dhjetëra persona në komisariate të qyteteve të ndryshme, por identitetet e tyre nuk dihen ende. Dy nga dhjetëra personat që janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit ku u vra Bledar Muça dhe mbetën të plagosur pesë persona të tjerë. Ende nuk dihen identitetet e tyre, por mësohet se ata e kanë mbajtur Muçën nën vëzhgim për më shumë se një jave para vrasjes.
Të dy janë parë teksa lëviznin me makinën e tipit “Golf”, në qytetin e Lushnjes, për ditë me radhë. Të dy pritet të merren në pyetje, në mënyrë që të zbardhin detaje në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në krim.
Në Laç është prangosur një person i rrezikshëm që kërkohej prej katër vitesh. Dosja.al ka mësuar se operacioni i zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Lezhë, Lorenc Shehi dhe shefit të Komisariatit të Kurbinit ka prangosur Astrit Seferin, autorin e një plagosjeje të katërfishtë, ngjarje e ndodhur në Tiranë, në vitin 2017.
Dosja.al ka siguruar dhe foto nga kontrollet në rrugët e Laçit si dhe momentin e prangosjes së Seferit. Këto kontrolle vijnë një ditë pas atentatit në Lushnje, ku u vra Bledar Muça, një person me precedentë penalë dhe dhëndrri i Roland Shytit, të njohur ndryshe si “Mustaqekuqi”. Të plagosur mbetën edhe pesë persona të tjerë.
Astrit Seferi
RENEA dhe fotot nga kontrollet në Laç
Astrit Seferi
Astrit Seferi dhe momente nga kontrollet
Foto nga kontrollet
Foto nga kontrollet
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Kapiteneria e Vlorës ka bërë me dije se të gjithë personat që ndodheshin brenda jahtit që dha alarmin SOS nga Gjiri i Gramës janë evakuuar.Në njofti...
KUKËS– Zjarri që kishte përfshirë Majën e Rrunës është izoluar dhe po mbahet nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dh...
PORTUGALI– Kristian dhe Amantia Toska, dy të miturit shqiptarë janë gjetur afro nëntë muaj pas zhdukjes së tyre. Mediat e huaja shkruajnë se dy të miturit janë ...
VLORË– Një jaht me 11 persona në bord ka lëshuar alarmin SOS dhe ka kërkuar ndihmë. Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Gjirin e Gramë...
TIRANË- Energjia elektrike do të shkëputet për disa orë ditën e nesërme në Tiranë dhe Gjirokastër. Me anë të një postimi në Facebook, OSHEE shkruan se shka...
TIRANË– Sipas të dhënave të bëra publike në raportin e INSTAT për Treguesit e Shëndetit Publik, për vitin 2020 rezulton se nga vaksinat që janë të de...
Një zëdhënëse e Komisionit Europian i tha Deutsche Welles, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është...