Aktualitet

Izolohen flakët në Majën e Rrunës në Kukës, aktivizohet një tjetër vatër zjarri, nuk u shua dot as me ndërhyrjen e hel

24 Gusht 2021, 18:10 Nga DOSJA
Izolohen flakët në Majën e Rrunës në Kukës,

KUKËS– Zjarri që kishte përfshirë Majën e Rrunës është izoluar dhe po mbahet nën kontroll nga forcat e  angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel. Në një njoftim, agjencia e mbrojtjes civile në Kukës bën me dije se në këtë zonë është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.

Bëhet fjalë për vatrën e zjarrit në Majen e Zezë, ku është ndërhyrë edhe me helikopter, por nuk është bërë e mundur shuarja e saj.

Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës:

Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku  i Thive dhe Laku i pyllit) është e izoluar dhe mbajtur gjatë gjithë ditës nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel. Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës vendi i quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive. Nga mesdita është ndërhyrë dhe me Helikopter në vatrën e zjarrit Maja e Zezë, por pa bërë të mundur izolimin e saj. Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne kukes zjarret ne shqiperi zjarret ne kukes zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll