Sport

‘L’Equipe’ zbulon sfondin surprizë, Ronaldo tashmë ka telefonuar portugezët e…

24 Gusht 2021, 19:09 Nga DOSJA
‘L’Equipe’ zbulon sfondin surprizë, Ronaldo tashmë

ITALI– E ardhmja e Cristiano Ronaldos është gjithnjë në ekuilibër. Futbollisti i Juventusit, siç raportohet ka folur me disa lojtarë të Manchester City-t, duke kërkuar informacion për klubin anglez.

Sipas gazetës “L’Equipe”, CR7 është gati për të kaluar në anën tjetër të Manchesterit, atë që drejtohet nga Guardiola. Portugezi ka folur me bashkatdhetarë dhe miq si Bernardo Silva,Ruben Dias, deri te Joao Cancelo, duke treguar dëshirën për të luajtur me De Bruyne, Mahrez dhe shokët e skuadrës.

Ronaldo te City: Mendes nis punën

Menaxheri i portugezit, sipas gazetës franceze, ka punuar në mënyrë aktive për disa javë. Marrëdhëniet midis Jorge Mendes dhe klubit anglez janë shumë të ngushta: agjenti tashmë ka transferuar Ruben Dias, Ederson, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva në klub. Në Francë ata janë të bindur se deri në fund të merkatos, Ronaldo mund të bëjë një lëvizje surprizë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester city ronaldo manchester city ronaldo

Sondazh

Poll