Kombëtarja e femrave të Afganistanit arrin fitoren e rradhës, evakuohet me sukses nga Kabuli
24 Gusht 2021, 14:57Nga DOSJA
AFGANISTAN – Lojtaret e ekipi kombëtar të futbollit të Afganistanit arritën një “fitore të rëndësishme” të martën, kur sëbashku me një grup prej më shumë se 75 personash, u evakuuan nga Kabuli.
Sindikata globale e futbollistëve FIFPRO falënderoi qeverinë australiane, që bëri të mundur evakuimin e lojtareve, zyrtarëve të ekipit dhe anëtarëve të familjeve nga Afganistani.
“Këto femra të reja, si sportiste dhe aktiviste, kanë qenë në një pozitë rreziku dhe në emër të bashkëmoshatareve të tyre në të gjithë Botën falënderojmë bashkësinë ndërkombëtare për ndihmën e tyre,”– tha sindikata në një deklaratë.
Skuadra afgane u krijua në vitin 2007 në një vend, ku gratë që luajnë sport u panë si një lëvizje politike kundër talebanëve.
Lojtaret ishin këshilluar këtë muaj që të fshinin postimet në mediat sociale dhe fotografitë e tyre me ekipin për të shmangur hakmarrjet që kur qeveria afgane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ra.
“Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht stresuese, por sot ne kemi arritur një fitore të rëndësishme,”– tha ish-kapitenia e ekipit Khalida Popal.
Popal ishte në mesin e një ekipi avokatësh dhe këshilltarësh të FIFPRO, të cilët kanë punuar me autoritetet në gjashtë vende, përfshirë Australinë, SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, për t’i futur atletët dhe familjet e tyre në listat e evakuimit dhe fluturimet drejt sigurisë.
“Gratë futbolliste kanë qenë të guximshme dhe të forta në një moment krize dhe ne shpresojmë se ato do të kenë një jetë më të mirë jashtë Afganistanit,”– tha Popal.
Sekretari i përgjithshëm i FIFPRO, Jonas Baer-Hoffmann tha se evakuimet ishin një proces tepër kompleks. “Zemrat tona shkojnë për të gjithë të tjerët që mbeten të bllokuar në vend kundër vullnetit të tyre,” – tha ai.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI – Dje, Liverpool njoftoi refuzimin e tyre për të lënë Mohamed Salah të largohej për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës në Egjipt, pë...
ITALI-Goditja ndaj Heymans i kushton shtrenjtë Victor Osimhen. Gjykatësi sportiv në fakt e dënoi sulmuesin e Napolit me dy ndeshje skualifikim (dhe një gjobë pr...
ZVICER – Mbyllja e stadiumeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, e miratuar në pesë ligat kryesore europiane në dy sezonet e fundit, ka privuar klubet ng...
Sport24 Gusht 2021, 14:01
ANGLI – Premier League kërkon të mbyllë dyert për futbollistët, të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërori...
TIRANE – Kampionati shqiptar, ai i Superligës, por edhe kategoritë poshtë saj, do të jenë të fundit që do të fillojnë në Europë. Komiteti Ekzekutiv i Federatës ...
ANGLI – Arsenali e ka seriozisht për Kieran Trippier, por mbrojtësi preferon një kalim tek Machester United. ‘’Topcinjtë’’ po kërkojnë një mbrojtës krahu ...
SPANJE – Federico Valverde ka rinovuar me Real Madridin, me mesfushorin që do ketë një klauzolë largimi të frikshme prej 1 bilion eurosh. Kontrata e uruguajanit...
ITALI – Szczesny e nisi mjaft keq sezonin e ri të kampionatit pasi dy gabimet e tij i mohuan tre pikët Juventusit në ndeshjen e parë. Bardhezinjtë po krye...
ITALI – Sipas ‘’Gazzetta Dello Sport’’, Manchester City është i vetmi destinacion i mundshëm për Cristiano Ronaldon, por mediat në Francë sugjerojnë se portugez...