Sport

Fillon gjurmimi me kamera për tifozin që goditi futbollistin e Chelsea me shishe

24 Gusht 2021, 15:23 Nga DOSJA

ANGLI – Ylli i Anglisë vrapoi drejt flamurit të këndit, pasi shënoi në minutën e 35-të ndërsa ‘Blutë’ kaluan në avantazh në ndeshjen që e fituan 2-0 ndaj ‘Topçinjve’.

Por festimet e James u dukën të tepërta për ndonjë tifoz të mërzitur të Arsenalit. Ai në mënyrë të turpshme hodhi një shishe në fushë, duke tentuar të godasë lojtarin e ‘Bluve’ të Londrës. Për fat të mirë, 21-vjeçari nuk u lëndua në këtë incident.

Arsenali ka konfirmuar se po shqyrton incidentin dhe ka premtuar se do ta ndalojë personin përgjegjës.

Një zëdhënës i klubit tha: “Ne jemi duke hetuar këtë incident, duke përdorur kamerat e sigurisë së stadiumit dhe bazën tonë të të dhënave dixhitale të biletave për të identifikuar se kush e hodhi shishen.

“Klubi dënon këtë sjellje dhe fajtori do të përballet me një pezullim të emrit të tij për t’u future në stadiumin tone Emirates.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 24 Gusht 2021, 14:01

ANGLI – Premier League kërkon të mbyllë dyert për futbollistët, të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërori...